" /> My Title page contents Transport Zvicer Kosovë: Sherbimet Gani Transport

Shërbime të transportit të mallrave nga Zvicra për Kosovë



076 418 28 24

Transport profesional të mallrave nga Zvicrra në Kosovë dhe anasjelltas

Natyra e kompanisë sonë lidhet me shërbimet e transportit. Të ndërlidhura me qëllimin tonë si kompani ne realizojmë shërbime të transportit nga Zvicra në Kosovë.  Sistemi i shërbimeve i kompanisë Gani Transport funksionon në formën "nga shtëpia në shtëpi".  

Shërbimet në Zvicer

Klientëve tanë iu mbetet që të na kontaktojnë në njerin nga numrat e shfaqur tek kontaktët dhe brenda një periudhe të shkurtër njëri nga ekipet tona do të jenë tek adresa e kumtuar nga ana juaj dhe do të bëhet pranimi i materialit që planifikohet të dërgohet nga Federata Zviceriane në Republikën e Kosovës.

Pas pranimit të dërgesës suaj materiali do të deponohet në depon e cila gjendët në Dietikon/Zurich pastaj nga aty me Maune ( Shliper) dërgohet në Kosovë. 

Shërbimet në Kosovë

Pas arritjës së dërgesave në Repubilkën e Kosovës, dërgesat deponohen në depon e cila gjendet në Zonën Industriale në Qytetin e Suharekës, ku pas deponimit dhe planifikimit në mënyrën më efikase fillon shpërndarja në adresat dhe të dhënat e paraqitura nga ana e dërguesve tanë në Shtetin Zvicerian. 

Përgjegjësai në shërbime

Natyrisht që gjatë realizimit të shërbimeve tona, ekziston mundësia e dëmeve te dërgesave edhe pse për ketë kemi investuar në trajnimin e stafit tonë për eliminimin e këtyre mundësive por megjithatë ne si kompani iu qendrojmë në çdo moment me përgjegjshmëri të plotë klientëve të kompanisë në dëmshpërblimin real të dëmit të shkaktuar gjatë transportit.

Çdo klientë (pranues) në Kosovë, përveç formave tjera që përfshijnë telefonatat, dergimi përmes e-mailit në webfaqën tonë, e kanë të drejtën e paraqitjës së vërejtjeve në fletëdërgesën me të cilën bëhet pranim-dorëzimi i materialit (dërgesës).

Oferta online

Ofertën për shërbime të transportit ju mund ta merrni edhe online. Pas pranimit të aplikacionit ne ju dërgojmë një ofertë

Merr ofertë online